TAP, problemet teknike në Shqipëri, ndryshe nga Greqia
Trans Adriatik (TAP) ka kaluar malet shkëmbore të Shqipërisë, duke e vënë atë në rrugën e duhur për të filluar furnizimin me gaz të Evropës vitin e ardhshëm, shkruan Reuters.
Me një shtrirje prej 878 km nga kufiri i Turqisë në të gjithë Greqinë, malet e Shqipërisë dhe përmes detit Adriatik në Itali, TAP është gur themeli i politikës së Bashkimit Evropian për sigurimin e energjisë dhe për të larguar bllokun nga ndikimi i drejtpërdrejtë i gazit rus.
Tubacioni do të transportojë deri në 10 miliard metra kub (bcm) të gazit natyror në vit nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Itali, duke filluar nga viti i ardhshëm.
“Ne jemi krenar që kemi arritur këtë sfidë dhe kemi ndërtuar një tubacion të klasit botëror që kalon malet mbi 2.000 metra mbi nivelin e detit”, i tha Reuters, drejtori i TAP Albania, Malfor Nuri, duke shtuar se TAP është investimi më i madh i huaj në Shqipëri.
Përveç terrenit, investitorët duhej të merreshin 100 herë më shumë me pronarë në Shqipëri sesa në vendet e tjera evropiane dhe se duhet të nënshkruanin dy herë marrëveshje me pronarët e tokës ndryshe nga se ka ndodhur në Greqi, thanë përfaqësuesit e TAP AG në Shqipëri, shkruan Reuters.
Tubacioni kaloi 19 herë lumenj, duke përfshirë edhe lumin Seman, që e ka kaluar tetë herë.
Puna e ndërtimit të tubacionit u ndalën herë pas here për të lejuar që pëllumbat të ndërtojnë foletë e tyre, duke zbatuar rregullat mjedisore.
Ndërkohë, në Itali, po punohet për të ndërtuar terminalin marrës dhe një tubacion në tokë. Gazsjellësi është ndërtuar në rreth 86.5% të projektit.
Burimi: Reuters
Gazeta Shqip, 03.05.2019