Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

98% e tubave të TAP shtrohen në Shqipëri

Rreth 98 për qind e gypave të tubacionit Trans Adriatik (TAP) janë shtruar në Shqipëri, sipas raporteve të cituara në konsorciumin TAP AG.

“Në prill të vitit 2016 arritën në Shqipëri tubat e parë të TAP-it, dërgesat e tubave e çelikut, pajisjet dhe makineritë u shkarkuan në portin e Durrësit. Tre vite më vonë, rreth 98 për qind e gypave janë shtruar në tokë” – tha konsorciumi. Projekti TAP, me vlerë 4.5 miliardë euro, është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Europian (BE). Projekti parashikon transportin e gazit nga Shah Deniz Azerbajxhan faza 2 deri në vendet e BE.

Duke u lidhur me tubacionin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin greko-turk, TAP do të kalojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të burojë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror. Projekti është aktualisht në fazën e ndërtimit, e cila filloi në vitin 2016. Pasi të jetë ndërtuar, TAP do të ofrojë një rrugë transporti direkte dhe me kosto efektive duke hapur Korridorin vital të gazit jugor, një zinxhir të vlerës së gazit prej 3,500 kilometrash që shtrihet nga Deti Kaspik në Europë.

Aksionerët e TAP përfshijnë BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për qind), Enagás (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind).

Scan,  12.04.2019