Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Park fotovoltaik edhe në Kuçovë

Interesi për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike me sa duket është rikthyer sërish te investitorët. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ka mbërritur aplikimi i radhës për ndërtimin e një impianti fotovoltaik.

Është pikërisht shoqëria ‘BESTA’ sh.p.k e cila ka shprehur interesin për ndërtimin e një vepre të tillë energjetike në zonën e Kuçovës, Qarku Berat.

Ndërkohë, nuk bëhet ende e ditur vlera e investimit dhe as kapaciteti i instaluar që pritet të ketë impianti fotovoltaik.

Në nëntor të vitit të kaluar u shpall edhe kompania fituese për ndërtimin e impianti të tillë në zonën e Akërnisë me kapacitet prodhues prej 50 MW, një investim me vlerë 70 milionë euro.

Scan,  02.04.2019