Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në Venezuelë rikthehet energjia elektrike

Disa qytete në Venezuelë, duke përfshirë pjesën më të madhe të kryeqytetit Caracas, rimorën gradualisht energjinë elektrike të enjten, sipas Reuters. Shkëputje e energjisë elektrike filloi më 7 mars dhe zgjati për gjashtë ditë në disa qytete. Kjo ngjarje  ishte incidenti më i gjatë dhe më i përhapur i këtij lloji në vend. Maduro, e cilëson ndërprerjen e energjisë elektrike, si një sulm kibernetik, nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Por ekspertët lokalë të energjisë elektrike, thanë se ndërprerjet këtë muaj ishin për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, i cila ndërpreu gjithashtu operacionet në terminalin e Jose, portin kryesor për eksportin e naftës. Industria e naftës në Venezuelë është nyja e ekonomisë së saj.

Scan,  29.03.2019