Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punimet në rrjet, zonat në Tiranë ku do ketë ndërprerje

Operatori Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

OSHEE tha se për shkak të punimeve në disa kabina do të stakohet energjia elektrike në rrugën “Ferit Xhajko”,dhe rrugën e Dibrës pjesërisht. Stakimi i energjisë pritet të ndodhë gjatë orës 9:30- 14:30

Gjithashtu do të mbetet pa energji zona e Astirit pjesërisht gjatë orës ora 09:00 – 15:00,  rruga “Besim Alla”, Yzberisht pjesërisht gjatë orës 09:00 – 15:00 dhe rruga “Myslym Shyri”, rruga “Muhamet Gjollesha” pjesërisht gjatë orës 09.00 .00-14.00.

Sipas njoftimit të OSHEE zona të tjera që do të mbeten pa energji janë rruga “Merdar Shtylla” pjesërisht në orën 09.00 .00-14.00, rruga “Riza Cerova”, rruga “4 Dëshmoret” pjesërisht gjatë orës 09:00-15:00 dhe  rruga “Mihal Grameno” pjesërisht përgjatë orës 09:00-12:00.

Scan,  28.03.2019