Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ISHTI, gjoba subjekteve që transportojnë dhe tregtojnë gaz

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka gjobitur 5 subjekte muajin e kaluar, për shkelje në fushën e instalimeve të elektrike, transport të mjeteve të gazit dhe tregtimit të tyre, por edhe në mungesë dokumentacionesh. Këto kontrolle, të cilat realizohet në mënyrë periodike, kanë rezultuar me shkelje administrative, për të cilat është dhënë në total 850 mijë lekë gjoba.

Inspektimet e ushtruara mësohet se janë kryer në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike.

Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM  nr.212, datë 16.03.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar.

Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Shkurt 2019 janë ndëshkuar administrativisht me gjobë 5  subjekte. Vlera totale e gjobës ka arritur në 850 mijë lekë. Nga këto subjekte, tre prej tyre kanë shkelur nenin 1 të ligjit  nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, që sipas ISHTI nuk kanë zbatuar normën e transportimit dhe tregtimit të gazit.

Një tjetër subjekt, në Elbasan, është gjobitur për mungesë të dokumentacionit tekniko -ligjor.

Subjektet e tjera janë konstatuar se kanë pasur shkelje të ligjit nr. 32/2016 dt. 24.03.2016 “Per Garantimin e Sigurisë se Punës se Pajisjeve dhe Instalimeve Nen Presion”, si dhe për mungese dokumentacionit, të dëshmisë te aftësisë për punonjësve.

Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial është institucioni që ka tagrin të kontrollojë subjekte që operojnë në sektorë të ndryshëm dhe që preken nga disa ligje dhe akte nënligjore si ai për “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM  nr.212, datë 16.03.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar.

Monitor,  28.03.2019