Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Të parët për performancën energjitike në rajon

Forumi Ekonomik Botëror ka analizuar 115 shtete të ndryshme të botës sa i përket performancës së sistemeve energjetike por edhe gatishmërisë për të kaluar drejt një sistemi më të sigurtë, të qendrueshëm dhe të përballueshëm energjetik.

Shqipëria është një prej vendeve të analizuara dhe renditet e 38-ta në botë, thotë Forumi Ekonomik Botëror në Indeksin Global të Tranzicionit Energjetik. Performanca e sistemit në vendin tonë merr një vlerësim në 62% ndërsa ajo e gatishmërisë për të kaluar drejt një sistemi më të mirë, në 52%.

Në indeksin e përgjithshëm vlerësohet me 60% duke lënë pas në renditje jo vetëm disa vende europiane por edhe shumë vende të zhvilluara të botës, siç është edhe Australia.

Indeksi i përgjithshëm vendos në vend të parë në nivel global Suedinë se bashku me Zvicrën dhe Norvegjinë ndërkohë që nga krahu i kundërt i tabelës kemi Haitin. Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë më keq se vendi ynë në renditje, ndërkohë që Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk janë marrë në analizë. Kjo bën që Shqipëria të jetë e para në rajon sa i përket performancës energjetike.

Scan,  25.03.2019