Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Policia shoqëron pesë të dyshuar për tritolin në shtyllën e tensionit të lartë

Policia ka shoqëruar pesë persona lidhur me ngjarjen e djeshme në afërsi të fabrikës së cimentos në Krastë të Thumanës, ku një shtyllë e trasnmetimit të energjisë elektrike 400 KW u shpërthye me eksploziv.

Pesë personat e shoqëruar janë të dyshuar për lidhje me ngjarje të tjera të mëpërshme.

Liddhur me këtë shpërthim, ministrja e Marëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste fajësuan opozitën, akuza të cilat u mohuan nga kjo e fundit.

Balla dhe Spiropali të cilët ishin njëkohësisht dhe denoncuesit e rastit kanë akuzuar PD si komanduesit e këtyre akteve të dhunshme. Ndërkohë Partia Demokratike duke i quajtur këtë akuza “shpifje djallëzore të nivelit të Griseldës” ka deklaruar se kryeministri Rama mund të zbulojë si urdhëruesit dhe personat të cilët kanë vendosur tritolin përderisa ka nën kontroll prokurorinë, shërbimin sekret dhe policinë.

Policia sqaroi se në mesditë, punonjësit e OST, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.

Shqiptarja.com  19.03.2019