Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rumani, 400 milionë dollarë në projektin e naftës në det

Kompania e gazit dhe e naftës me seli në Rumani, Black Sea Oil & Gas (BSOG), tha se së bashku me 2 kompanitë e tjera, Petro Ventures Resources dhe Gas Plus International, ka miratuar vendimin përfundimtar për të investuar rreth 400 milionë dollarë, në projektin offshore Midia Gas Development, në Detin e Zi.

Vendimi u mor duke supozuar se kompania BSOG dhe kompanitë e tjera do të jenë në gjendje të rivendosin të gjitha të drejtat e tyre në lidhje me heqjen e taksave dhe tarifave shtesë të vendosura rishtazi, deklaruan disa përfaqësues të BSOG në një njoftim për shtyp.
Kompania shpreson edhe heqjen e çfarëdo kufizimi, në përputhje me Direktivat e BE-së, në tregun vendas, në mënyrë që jo vetëm ta shndërrojë këtë projekt në një investim të mundshëm, por të nxisë zhvillimet dhe investimet e mëtejshme të gazit në Detin e Zi.
Midia Gas Development është projekti i parë i ri i zhvillimit të gazit në Detin e Zi që lag brigjet e Rumaninë, që po ndërtohet pas atij të vitit 1989 dhe përbëhet nga pesë puse dhe një sistem prodhimi të gazit nëntokësor, i cili do të lidhet nëpërmjet një tubacioni 18 km të gjatë, me një platformë prodhimi pa pilot.

Një tubacion gazi prej 126 km do të lidhë platformën me bregun dhe me një fabrikë për përpunimin e gazit në komunën Corbu, Qarku i Konstancës, me kapacitet prodhimi 1 miliard metra kub në vit, që përfaqëson 10% të konsumit të Rumanisë. Gazi i përpunuar do të dërgohet në Sistemin Kombëtar të Transmetimit (NTS) në stacionin e matjes së gazit brenda fabrikës. Kompania BSOG ka siguruar një kontratë afatgjatë të shitjes së gazit me kompaninë Engie.

Vëllimet e kontraktuara u referohen të gjitha prodhimeve të gazit të projektit Midia, reduktuar nga vëllimet që prodhuesit aktualisht janë të detyruar të shesin në tregun e centralizuar. Kompania BSOG ka siguruar një kontratë me Transgaz për transportin e gazit të projektit Midia në Sistemin Kombëtar të Transmetimit (NTS) për një periudhë kontraktuale prej 15 vjetësh.

E gjithë infrastruktura e projektit, duke përfshirë të gjitha objektet offshore (në det të hapur) dhe në tokë, është rënë dakord të ndërtohet dhe të instalohet sipas kontratës EPCIC (që përfshin procesin e projektimit inxhinierik, prokurimin, ndërtimin, instalimin dhe komisionimin).

Sipas BSOG, në total, aktivitetet për këtë projekt do të kenë një përmbajtje rumune prej rreth 70%. Në vitin 2019, BSOG shpreson të ketë përfunduar detajet e hollësishme që kanë lidhje me procesin e projektimit inxhinierik që të fillojë fabrikimin e platformës Ana Wellhead në kantierin Agigea dhe ndërtimet në GTP në Corbu. Kompania BSOG është në pronësi të Carlyle International Energy Partners dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Portofoli i kompanisë përbëhet nga koncesioni i XV Midia Shallow Block dhe XIII Pelican Block në Detin e Zi që lag brigjet e Rumaninë.
Gas Plus është prodhuesi i katërt më i madh i gazit natyror në Itali që është aktiv në eksplorim, prodhim, blerje, shpërndarje dhe shitjen me pakicë te konsumatorët.

Monitor,  18.03.2019