Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prezantohet raporti për potencialin e hidrocentraleve në Kosovë

Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojnë konferencën për media për të prezantuar të gjeturat nga raporti: “Hidrocentralet në Kosovë – Problemet dhe Potenicali i tyre real.”

Punimi analizon situatën e përgjithshme të sektorit të hidroenergjisë në Kosovë, planet dhe potencialin real të kapacitetit ujor, si dhe shtjellon problemet e shfaqura nga operimi i hidrocentraleve ekzistuese në vend.

Gjithashtu, punimi ofron rekomandime për institucionet relevante në mënyrë që të përmirësohet gjendja hidrologjike e të mbrohen zonat e veçanta natyrore në vend, dhe të arrihen caqet obligative të Kosovës në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  13.03.2019