Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, konsumi më i ulët në kontinent, produktiviteti i 3-të më i lartë

Sa i përket energjisë elektrike, Shqipëria ka disa rekorde në Europë. Një ndër këto rekorde është padiskutim ai i konsumit. Vendi ynë është konsumatori më i dobët i energjisë në kontinentin e vjetër. Të dhënat e Agjencisë Europiane të Statistikave tregojnë se, në Shqipëri konsumi i energjisë për frymë fiksohet në diçka më pak se 200 njësi të barabarta me kilogram naftë, sipas metodologjisë që përdor Eurostat.

Një shifër e tillë e vendos Shqipërinë padiskutim në vendin e fundit në kontinentin e vjetër. Malta, Portugalia, Bullgaria, Spanja dhe vendet e rajonit janë në nivele të ngjashme me vendin tonë, por me shifra lehtë më të larta. Të dhënat i referohen vitit 2016, por flasin për një tendencë të qartë. Sipas Eurostat, në krahasim me vitin 2011, konsumi i energjisë për frymë në Shqipëri ka rënë shumë lehtë. Islanda, Finlanda dhe Luksemburgu janë vendet europiane me konsumin më të lartë të energjisë për frymë, deri në 1440 njësi për frymë në rastin e Islandë, ose 7 herë më shumë se vendi ynë. Mesatarja europiane fiksohet në 558 njësi për frymë, pra rreth 3 herë më shumë se në vendin tonë.

Të dhëna të tjera të eurostat tregojnë gjithashtu se Shqipëria është vendi i tretë në Europë sa i përket produktivitetit energjetik, pas Maltës dhe Irlandës. Kjo do të thotë se për një njësi të prodhimit energjetik, Shqipëria ka çmimin e tretë më të lartë në Europë, sa i përket asaj që fiton ekonomia. Pozicioni i tretë i Shqipërisë në këtë renditje është një sinjal pozitiv, pasi ky indikator sinjalizon efektivitet të lartë energjetik si dhe prodhim të kënaqshëm ekonomik.

Scan, 05.03.2019