Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eurostat: Bie konsumi i energjisë në vend, pas Covid-19

Eurostat ka publikuar të dhëna për konsumin e energjisë në vendet e saj anëtare, si dhe Shqipërinë.

Ashtu si në gjithë Europën, konsumi në vend ka shënuar rënie në muajt prill dhe mars, duke reflektuar pasojat që Covid-19 kishte kryesisht në sektorin e biznesit dhe prodhues.

Në krahasim me shkurit, në prill, konsumi i energjisë në Shqipëri u tkurr me 17%, duke zbritur në 474 gigavat/orë. Në këto nivele qëndroi konsumi dhe në muajin prill.

Të dhënat e mëparshme të Operatorit të Shpërndrjes së Enegjisë Elektrike pohuan se tkurrja e konsumit në periudhën e karantinës ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e reduktimit të aktivitetit të bizneseve, ndërsa për familjarët nuk ka pasur shumë ndryshime, edhe për faktin se pjesa më e madhe e tyre qëndroi e ngujuar në shtëpi. Sipas të dhënave të tjera të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), vetëm në mars, konsumi i bizneseve shënoi një tkurrje prej 24%. Në të kundërt, konsumi i familjarëve që u detyruan të mbyllen në shtëpi u rrit me 3.3% për tremujorin e parë 2020, në raport me janar-mars 2019.

Eurostat bëri të ditur se Konsumi i energjisë elektrike tregoi nivele shumë të ulëta në një numër vendesh të cilat u goditën nga kriza COVID-19 dhe për këtë arsye zbatuan masa më kufizuese, veçanërisht Franca (-15.0%), Spanja (-14.8%), Luksemburgu (-13.7%).

Shtatë Shtete të tjera Anëtare tregojnë një ulje të konsumit të energjisë elektrike më shumë se 10% krahasuar me nivelin më të ulët të Prillit për 5 vitet e mëparshme. Për katër shtete anëtare, uljet ishin midis 5% dhe 10%, ndërsa për tetë Shtete Anëtare të tjera, konsumi ra deri në 5%.

Sipas Eurostat, që nga mesi i Marsit 2020, Shtetet Anëtare të BE-së kanë ndërmarrë masa kufizuese për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19. Këto masa përfshinin mbylljen e fabrikave, shkollave, restoranteve, bareve, hoteleve dhe kërkimin e njerëzve për të qëndruar në shtëpi. Shumë kompani ulën nivelet e prodhimit për shkak të mungesës së kërkesës ose për shkak të ndërprerjes në zinxhirin e tyre të furnizimit. Këto masa ishin në fuqi të plotë gjatë gjithë muajit Prill 2020.

Si rezultat, të dhënat e muajit prill tregojnë një konsum më të ulët të energjisë elektrike në shumicën e Shteteve Anëtare. Konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike në BE në Prill 2020 ishte 11.2% më i ulët se vlera më e ulët e Prillit e regjistruar midis 2016 dhe 2019. Për shkak të krizës COVID-19, Italia nuk ishte në gjendje të raportonte të dhënat mujore të energjisë elektrike. Prandaj, agregati i BE-së përfshin vetëm 26 nga 27 vendet anëtare.

Monitor,  15.07.2020