Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkencëtarët përpiqen të largojnë CO2 nga atmosfera

Shkencëtarët e kthejnë CO2 (dioksidin e karbonit) në qymyr në një eksperiment të zhvilluar së fundmi duke sjellë kështu një zbulim të madh që mund të ndihmojë në largimin e dioksidit të karbonit nga atmosfera.

Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Universiteti RMIT në Melburn, të Australisë, zhvilloi një teknikë të re duke përdorur një metodë efikase, e cila konverton CO2 nga një gaz në grimca të ngurta të karbonit.

Botuar në revistën Nature Communications, autorët thonë se teknologjia e tyre ofron një rrugë alternative e cila largon  CO2 nga atmosfera.

Për të konvertuar CO2, hulumtuesit kanë projektuar një katalizator të lëngët metalik me vetitë specifike të sipërfaqes që e bënte jashtëzakonisht të efektshëm edhe në kryerjen e energjisë elektrike.

“Ndërkohë që duhet të bëhen më shumë kërkime, ky është një hap i parë vendimtar për të siguruar ruajtjen në gjendje të ngurtë të karbonit”-shprehet, autorja e këtij studimi Dr Dorna Esrafilzadeh. Ajo tha se karboni i prodhuar nga kjo teknikë mund të përdoret gjithashtu si një elektrodë.

Scan,   28.02.2019