Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

General Electric, konglomerati i industrisë elektrike rrit aksionet

Aksionet e General Electric u rritën 15 për qind gjatë ditës së sotme pasi konglomerati industrial tha se do të shiste biznesin e tij biofarma për Danaher për 21.4 miliardë dollarë.

Nëse do të realizohet kjo do të jetë shitja e saj e parë dhe më e madhe e aseteve nën përgjegjësinë e shefit të ri ekzekutiv Larry Culp. Marrëveshja do t’i japë GE-së shumën e nevojshme të të ardhurave cash pasi krijuesi i centraleve energjetike dhe motorëve të avionëve po përpiqet të paguajë miliarda dollarë borxhe dhe detyrime sigurimesh. Kompania, që dikur ishte simbol i fuqisë së biznesit amerikan dhe nivelit të menaxhimit, ka luftuar me humbjet financiare të epokës së krizës duke u detyruar të shesë bizneset e saj jo-thelbësore dhe të kthehet në rrënjët e saj industriale.

Culp tha se shitja për Danaher, ku ai ishte CEO për më shumë se një dekadë dhe instrumental në ringjalljen e kompanisë, ishte një moment i rëndësishëm në përpjekjet për të kthyer konglomeratin 126-vjeçar.

Aksionet e GE, që kanë një borxh prej më shumë se 100 miliardë dollarë, kanë rënë më shumë se 80 për qind që nga gushti vitit 2000 kur arritën edhe kulmin. Megjithatë, ardhja në krye e Culpit vitin e kaluar rriti shpresat e kthimit të GE përsëri në krye, me aksionet e saj të cilat arritën deri në 35 për qind këtë vit.

Burimet e njohur me këtë çështje i thanë Reuters se GE do të vërë në dispozicion ofertën fillestare të njësisë deri në mbylljen e marrëveshjes me Danaher, e cila pritet të realizohet në gjysmën e dytë të vitit. Biznesi biofarma përbënte 15 për qind të të ardhurave të biznesit të GE Healthcare në 2018. Danaher zhvillon teknologjinë për shkencën e dhëmbëve, shkencat e jetës, diagnostifikimin dhe industritë mjedisore.

GE tha se do të ofronte më shumë informacion në një konferencë të mbajtur më 14 mars të këtij viti.

Scan,  27.02.2019