Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

India, 12 mln USD stimuj për të zvogëluar ndotjen

ndia ka propozuar stimuj me vlerë 885 miliard rupi ose 12.4 miliardë dollar për të inkurajuar impiantet e energjisë si dhe për të instaluar pajisje për të frenuar emetimet dhe për të zhvilluar infrastrukturën për automjetet elektrike (EV), thuhet një ditë më parë në një deklaratë qeveritare.

Pjesa më e madhe e parave, e cila ishte rreth 835 miliardë rupie, do të kishte për qëllim uljen e emetimeve të squfurit nga termocentralet, ndërsa pjesa tjetër e përkushtuar për zhvillimin e infrastrukturës së EV në 70 qytete gjatë pesë viteve duke përfunduar në vitin 2025, thuhet në deklaratë.

Propozimi vjen nga Ministria e Energjisë së Indisë në komisionin e saj të financave, nga e cila ky propozim parashikon që kostot e instalimit për pajisjet e reduktimit të lëshimit të gazrave që në këtë rast do tu kalohen konsumatorëve.

Planet e ministrisë vijnë në sfondin e një sektori të shërbimeve publike nën një stresi financiar, me kredi nga shumica e huadhënësve shtetërorë që po shndërrohen ose kërkojnë ristrukturim, sipas një raporti të Assocham-Grant Thorton këtë muaj.

Shoqata e prodhuesve të energjisë, një grup industrish që përfaqëson kompaninë private si Reliance Power dhe Adani Power, si dhe NTPC shtetërore, kanë qenë duke lobuar për stimuj gjatë dy viteve të fundit.

India ka dhënë tashmë një afat përfundimtar në dhjetor 2017 për shërbimet publike për të përmbushur standardet e emetimeve deri në gjashtë vjet, pasi prodhuesit e energjisë përpiqen të përmbushin rregullat e rrepta të përcaktuara nga ministria e mjedisit në vitin 2015 për të ulur emetimet që shkaktojnë sëmundje të mushkërive.

Scan,  16.02.2019