Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, ende nuk zbatohet ligji për rezervat e naftës

Ligji për rezervat e naftës është tashmë në fuqi prej katër vitesh, por nuk zbatohet. Maqedonia nuk do të prodhojë energji elektrike nga burimet alternative sipas planit, edhe pse për këtë posedon buxhetin më të madh në rajon. Plani i ri i veprimit për efikasitet energjetik duhet të përgatitet dhe të dërgohet në Sekretariatin Evropian deri në fund të prillit, por nga Komuniteti Evropian për Energjinë janë skeptik dhe vlerësojnë se edhe ky afat do të shkelet. Sakaq, Raporti vjetor për avancimin e Maqedonisë në fushën e energjetikës më shumë përmban kritika sesa lëvdata.

“Problemi më i madh në Maqedoni janë resurset e dobëta në sektorin e efikasitetit energjetik. Edhe në Ministri, edhe në Agjencinë për Efikasitet Energjetik, nuk ka personel. Gjithashtu, nuk keni resurse njerëzore” – theksoi Janez Kopaç, kryetar i Komunitetit Evropian për Energjinë.

Deputeti Goran Mileski nga PLD i cili drejton Komisionin për Ekonomi, u shpreh se qeveria duhet të dërgojë një ministër në prezantimin e Raportit dhe jo këshilltar sepse sipas tij, rezultatet tregojnë se kemi ngecje serioze në fushën e sektorit energjetik.

Shumica parlamentare gjatë diskutimit theksoi vetëm efektet pozitive që pritet të dalin nga Ligji i ri për energjetikë.

Opozita nga ana tjetër vlerëson se nuk ka vend për lëvdata sepse kritikat janë shumë serioze. Sipas tyre, më problematike është se Qeveria ende nuk ka caktuar kompensim për ruajtjen e rezervave të naftës.

“Njohësit e biznesit me naftë thonë se nëse rezervat e derivateve nuk ripërtërihen dy herë në vit, humbin cilësinë e tyre” – pohoi Dragan Cuklev nga VMRO DPMNE.

Telegrafi,  15.02.2019