Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bakri dhe ish-objektet industriale, AIDA nxjerr për interes ofertën e MIE

Një ofertë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që është bërë publike që nga vitit 2017 por që deri më tani nuk ka marrë ndonjë interes të veçantë është kaluar tashmë tek Agjencia e Zhvillimit të Investimeve si opsion për investitorët e huaj. Në një njoftim të bërë ditët e fundit nga AIDA jepen detaje pikërisht për mundësitë që ofrohen që kryesisht kanë të bëjë me veprimtarinë industriale. “Ftesë për shprehje interesi prej investitorëve vendas dhe të huaj për të investuar në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të bakrit me synim shfrytëzimin kompleks dhe racional të lëndës parë minerare  nëpërmjet përpunimit të plotë në vend deri në produkte finale tela e kabllo, me sinkronizim edhe riciklimin e mbetjeve metalike të bakrit e lidhjeve të tij, si një vlerë e shtuar për rritjen e të ardhurave, kontributit në GDP, eksport dhe punësim” thuhet në njoftimin e bërë nga AIDA për investitorët.

Bashkëngjitur kësaj thirrje është publikuar edhe dokumenti që përfshin një “Ofertë tekniko-tregtare për ofrimin e objekteve te lira minerare për shfrytëzim, zhvillim dhe administrim afatgjate” si dhe  ish objekte industriale për mundësi ofrimi për investitorë në fushën e industrisë.

Por cilat janë hapësirat dhe mundësitë që sanksionohen në dokument. Së pari në rajonin e Elbasanit nënvizohet se ka objekte në ish-Kombinatin Metalurgjik si Uzina e Nikel-Kobaltit, Kombinati Energjetik dhe Ndërmarrja e prodhimit të Çeliqeve. Në rajonin e Fierit zona me potencial investimi është ajo e ish-Uzinës së Plehrave Azotike.

Territori i gjithë Uzinës ka një sipërfaqe prej 22, 27 ha, në të cilën 0,52 ha është zënë me Landfillin e mbetjeve të rrezikshme ( arsenikale), ndërsa 4,05 ha janë objekte të privatizuar. Kjo Uzine përbëhej nga tre fabrika Azotiku, Ureja e Vjetër, Ureja e Re. Dokumenti i bërë publik nënvizon edhe format e aplikimit për të investuar në një prej këtyre zonave si përmes krijimit të një zone ekonomike, marrje me koncesion apo marrje me qira enfiteozë përmes çmimit simbolik 1 euro.

Monitor,  27.02.2019