Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjermania shton kritikat rreth gazsjellësit “Nord Stream 2”

Kritikat ndaj planit të Rusisë për një gazsjellës të dytë në detin Baltik janë shtuar gjatë kohëve të fundit. Ministri i Jashtëm i Polonisë,  Jacek Czaputoëics, ka thënë së fundmi se projekti  do ta “vrasë” Ukraninën. Pasi Rrjedha e Veriut 2 të përfundojë,  Rusia do të mund të furnizojë më shumë gaz drejt Gjermanisë në mënyrë direkte. Polonia argumenton se ndërsa gazi rus nuk do eksportohet më nga Ukraina, vendi nuk do të ketë më garanci për mbrojtje ndaj agresionit rus.  Sipas institutit gjerman për punët ndërkombëtare dhe të sigurisë, Varshava e sheh gazsjellësin si një simbol të tradhtisë nga Gjermania drejt fqinjit lindor.

Kritikat janë injoruar prej kohësh nga Berlini, por kanë marrë një tjetër dimension me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që Donald Trump ka paralajmëruar për varësinë e Gjermanisë ndaj gazit rus.  Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, kërcënoi sanksione për Gjermaninë nëse vazhdon në këtë ritëm. Washingtoni ka humbur durimin së fundmi, duke thënë se tashmë është koha për negociata, për shkak se nëse gazsjellësi përfundon, Europa do të humbasë hapësirë për manovër ndaj Rusisë. Qeveria gjermane argumenton se kjo ka të bëjë vetëm me interesat e biznesit.

SHBA kërkon të shesë gazin e vetë ndaj Gjermanisë. Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë në Gjermani, Peter Altmaier, nuk ka thënë se do të ndalojë importimin nga SHBA, por ka theksuar se do të jetë shtesë nga gazi rus dhe vetëm nëse çmimi është tërheqës. Nga ana e Rusisë, gazsjellësi përbën një projekt strategjik.  Rusia varet nga eksportet e gazit natyror dhe Kremlini kërkon t’i mbajë për vete fitimet e të mos t’i ndajë me vende të tjera. Kremlini nuk kërkon që Ukrania, Polonia dhe vende të tjera të jenë në pozitë që të mund të ndërpresin furnzimin.

Scan,  05.02.2019