Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kuvendi i Kosovës miraton Statutin e Trepçës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në orët e para të dielës, Propozim-statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”.

Pro kanë votuar 80 deputetë, 2 ishin kundër, ndërsa 3 kanë abstenuar.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se me votimin e Statutit të “Trepçës” është zgjuar gjiganti kosovar.

“Ky është hapi kryesor për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave dhe punësim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai gjithashtu ka thënë se votimi i Statutit me 2/3 e votave të Kuvendit dëshmoi unitet të spektrit politik.

“Ky statut i jep Trepçës legjitimitetin e nevojshëm për të operuar me të gjitha kapacitetet e saja dhe duke e rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar njërën nga seancat më të gjata të saj, pasi punimet kanë filluar në ora 10:00 të mëngjesit të së shtunës dhe kanë vazhduar pa asnjë pauzë deri pas orës 02:00 të së dielës, duke miratuar shumë projektligje me rëndësi, përfshi atë për pagat në sektorin publik, Projektligjin për dialog me Serbinë dhe Buxhetin për vitin 2019.

Telegrafi,  04.02.2019