Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fermë eolike në Kosovë, 169 milionë euro investim

169 milionë euro do të investohen për instalimin e 30 turbinave të erës, me një kapacitet total prej 105 megavat. Ferma e erës do të ngrihet në komunën veriore të Mitrovicës, e financuar nga ndërmarrja e përbashkët gjermano-kosovare SOWI Kosova. Ky është investimi më i madh direkt i bërë ndonjëherë në zonë.

“Ne po bëjmë histori, komentoi kryeministri Ramush Haradinaj.

“Ky është viti i zhvillimit ekonomik”, shtoi ministri i Kosovës për Tregtinë dhe Industrinë, Endrit Shala. “Kjo do t’u mundësojë të rinjve tanë të kenë një punësim të qëndrueshëm në vendin e tyre”,tha ai.

Në bashkëpunim me partnerët lokalë dhe mbajtësit e licencave, SOWI Kosova synon të ofrojë zgjidhje të energjisë së gjelbër për Kosovën dhe gjithashtu shërben si një forum i investitorëve për aktivitetet e energjisë së rinovueshme tashmë të licencuara në Kosovë.

Scan,  30.01.2019