Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Deloitte, Departamenti Amerikan i Shtetit dorëzon çertifikatat e para të trajnimit për stafin e AKBN

Në funksion të pritshmërive lidhur me rezultatet e programit të Deloitte Financial Advisory Services LLP për asistencën teknike në fushën hidrokarbure, që mbështetet nga Zyra e Programeve të Energjisë në Departamentin Amerikan të Shtetit si edhe Ambasada  Amerikane në vendin tonë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, eskpertë të kompanisë amerikane Deloitte Financial  Services LLP trainuan nga data 14-18 janar 2019 specialistë të AKBN.

Në vijim të kësaj faze të programit, i mbështetur nga Zyra e Programeve të Energjisë në Departamentin Amerikan të Shtetit si edhe Ambasada  Amerikane në vendin tonë, u arritën objektivat e trainimit te specialistëve të AKBN-së, të angazhuar në sektorin hidrokarbur, nga ekspertë të kompanisë konsulente Deloitte Financial Advisory Services LLP.

Trainimi kishte në fokus metodologjitë e vlerësimit të rezervave të naftës dhe gazit, në analizimin e të dhënave në fushën gjeologjike e gjeofizike me tematikë, “Pasiguritë e Riskut dhe Vlerësimin e Rezervave dhe Burimeve”,etj.

Në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave për përfundimin me sukses të kësaj faze të projektit për trainimet, Z. Adrian Bylyku, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore,në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për këtë trainim shumë të rëndësishëm, dhe theksoi se “kapacitetet e pjesëmarrësve tashmë janë përmirësuar dhe kjo do t’i shërbejë më së miri rezultateve tona pozitive  në të ardhmen në fushën e veprimtarisë hidrokarbure”.

Deloitte Financial Advisory Services LLP është një ndër kompanitë më të mëdha shumëkombëshe me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh të natyrës këshillimore në fushën ekonomike, juridike dhe teknike, përfshirë këtu edhe burimet natyrore.

Ky trainim do të vashdojë pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për një periudhë prej 18 muajsh.

energjia.al  27.01.2019