Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punëtorët e larguar të KEDS kërkojnë rikthimin në detyrë

Punëtorët e larguar nga KEDS-i për rreth një orë kanë protestuar para Gjykatës Themelor e në Prishtinë.

Ata kanë dorëzuar edhe një kallxim penal në Prokurorinë Themelore ndaj menaxhmentit të kompanisë KEDS.

Avokati Nasuf Hasani, u shpreh se kanë dorëzuar një kallxim penal ndaj drejtorit të përgjithshëm të kësaj kompanie i cili nuk është duke i zbatuar vendimet e gjykatës për këta punëtorë, që sipas tij, parashihet që punëtorët ti kthejë në punë.

Ai kërkuar nga Prokuroria Themelore që të reflektojë sa më shpejt në këtë drejtim.

Shaban Marovci, punëtor i larguar i cili punonte në distribucionin e Gjilanit u shpreh se rreth 93 punëtorë janë të larguar dhe se kanë fituar dy seanca gjyqësore ndaj menaxhmetit të KEDS-it.

Ai u shtoi se nga puna janë larguar pa asnjë arsye, ndërsa paralajmëroi se nuk do të ndalen deri sa të kthehen në vendet e tyre të punës.

Telegrafi,  23.01.2019