Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE vijon investimet në mirëmbajtjen e rrjetit

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar shkëputje të energjisë në disa zona të Kryeqytetit.

OSHEE njoftoi se aktualisht në dy zona të Tiranës është duke u punuar për instalimin e rrjetit të ri, kjo në kuadër të rritjes së sigurisë dhe planit të investimeve. Në kabinën “Partizani 3” po vendoset një transformator i ri dhe zona pa energji elektrike është një pjesë e rrugës “Muhamet Gjollesha” dhe ish-21 Dhjetori.

OSHEE lajmëroi se procesi i punës po edhe zhvillohet te kabina “Vasil Shanto 10”. Zonat pa energji elektrike janë pjesërisht zonat pranë rrugëve “Aleks Buda”, “Nikollë Kaçori” dhe “Irfan Tomini”.

Sipas njoftimit punimet do të zgjasin deri në orën 14:00.

Scan,  22.01.2019