Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Efektet e menaxhimit të mbetjeve

Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri konsiderohet ende fillestar, ndërkohë që vendi si koncept fillestar të menaxhimit të mbetjeve kryen funksionin e pastrimit. Parimi në të cilin bazohet ky menaxhim është “Ndotësi paguan”, e deklaruar kjo nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Ligji kuadër për menaxhimin e mbetjeve, në nenin 6 të tij përcakton se mbetjet menaxhohen sipas hierarkisë së Direktivës nëpërmjet:

  1. Parandalimit;
  2. Ripërdorimit;
  3. Riciklimit;
  4. Rikuperimit; dhe
  5. Trajtimit përfundimtar/Asgjësimi.

Në zhvillimin e një infrastrukture për menaxhimin e integruar të mbetjeve, hierarkia e mbetjeve duhet të zbatohet si parim themelor i menaxhimit.

Vlerësimi i matjeve nga INPAEL ka treguar se mbetjet e ngurta bashkiake përbëhen nga rreth 17 rryma. Duke i grupuar në 5 kategori kryesore, mbetjet e përziera, ose mbetjet e biodegradueshme llogariten në rreth 48.8 % të totalit, rreth 33.7% përbëhet nga mbetje të riciklueshme, të tilla si letër/karton (44%), plastikë (28%) dhe qelq (19%), ndërsa pjesa që mbetet ose rreth 17.5% mbetje te tjera. Kjo do të thotë që nëse këto pak mbetje digjen shkaktojnë vetëm ndotje në atmosferë i cili është toksik dhe nuk prodhon energji mjaftueshëm, funksion të cilin duhet të kryej incineratori.

Sasia e mbetjeve të gjeneruara të prezantuara më lart, e shpërndarë në përqindje për rrymë, ndihmon në llogaritjen e sasisë së mbetjeve për secilën rrymë. Pra në sasinë prej 0,9 kg/person/ditë, e cila është norma kombëtare e gjenerimit sipas RGJM 2016 (Raporti i Gjendjes në Mjedis).

inpael

Niveli i ricklimit

Sipas INSTAT, riciklimi i mbetjeve ka ruajtur afërsisht të njëjtin nivel treguesish me tendencë në rënie. Në vitin 2016 u ricikluan 17.2 % e sasisë totale, ndërsa në vitin 2015 u ricikluan 25,3 %, në vitin 2014 21,6 % dhe në vitin 2013 rreth 24,0 %.

Sipas raportit të IFC – krahu komercial i Bankës Botërore, vlerëson se në vitin 2006 në Shqipëri ekzistonin mbi 12,520 grumbullues romë që angazhohen në mënyrë informale me mbledhjen e materialeve të riciklueshme. Sipas shoqatës së ricikluesve vetëm në rajonin e Tiranës rreth 1,200 familje, shumica e tyre nga komuniteti romë, janë të vetëpunësuara. Pas ndërtimit të incineratorit këto familje mbeten të papunë.

Sipas raportit të AKM-së mbi statistikat e mbetjeve publikuar më 21 shtator 2017, rezulton se në vitin 2016 janë menaxhuar 1,3 milion tonë mbetje nga 1,4 milion tonë në vitin 2015, duke shënuar një rënie me rreth 8 pikë përqindje.

Ekolëvizja,  18.01.2019