Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Green Building vjen edhe në Prishtinë

Në botë viteve të fundit në vendet metropolitane është bërë trend që komplekset të jenë të gjelbëruara.

Një prej komplekseve më të famshme të gjelbëruara është Green Building në qytetin italian të Milanos.

Ndërtesat na këtë kompleks janë të larta 111 metra dhe 74 metra, të cilat përmbajnë më shumë se 900 pemë në sipërfaqe 8900 metra katrorë.

Në botë, komplekset e këtij lloji quhen “Green Building” të cilat sigurojnë ambient të shëndetshëm për banorët dhe për komunitetin në përgjithësi. Në Prishtinë ka filluar të ndërtohet kompleksi i parë i konceptit “Green Building”.

Linda Premium Residence që po ndërtohet në kryeqytet nga Al Trade Center po vjen me këtë risi të madhe botërore, duke e bërë Prishtinën, praktikisht si Milano, me një kompleks “Green Building”. Hapësira gjelbëruese do të integrohen në banesat me terraca, që do të jenë veçantia e këtij kompleksi madhështor në zemër të Prishtinës.

Telegrafi,  16.01.2019