Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Volkswagen do investojë 800 milionë dollarë për automjete elektrike

Volkswagen do të investojë 800 milionë dollarë për të ndërtuar një automjet të ri elektrik në fabrikën e tij në Chattanooga, Tennessee.

Prodhuesi gjerman i automjeteve, në një njoftim në ekspozitën e Auto Detroit, tha se po shton 1,000 vende të reja pune dhe se prodhimi i automjeteve elektrike në Tennessee do të fillojë në vitin 2022. Kompania ka qenë nën presionin e presidentit amerikan Donald Trump për të rritur investimet e tyre në SHBA.

VW do të përdorë një shasi modulare të mjeteve elektrike (MEB) në Chattanooga. VW ka dizajnuar MEB për të qenë blloku bazë i ndërtimit për EV-të e saj dhe ka për qëllim të konsolidojë të gjitha kontrollet elektronike të automjetit dhe të zvogëlojë numrin e mikroprocesorëve. Volkswagen po ndërton objektin e parë të dedikuar për prodhimin e EV në Zwickau, Gjermani, duke filluar prodhimin e MEB deri në fund të vitit 2019.

Volkswagen do të shtojë prodhimin EV në objektet në Anting dhe Foshan, në Kinë, në vitin 2020, dhe në qytetet gjermane të Emdenit dhe Hanoverit deri në vitin 2022.

“Ne natyrisht mendojmë se automjetet elektrike do të luajnë një rol më shumë të rëndësishëm” – tha Guvernatori i Tennessee Bill Haslam.

Reuters

Scan,  14.01.2019