Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, Këtë vit vendosen pikat e karburantit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Gjatë këtij vitit në Autostradën “Ibrahim Rugova” pritet të vendosen pompat e derivateve dhe do të përmirësohet edhe ndriçimi publik. Kështu ka thënë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë për Telegrafin.

Ai në këtë intervistë ka bërë të ditur se edhe këtë vit nuk do të ketë pagesa për kalimin në autostradat të Kosovës.

Ministri Lekaj ka treguar se krahasuar me Shqipërinë, qytetarët e Kosovë kanë alternativa tjera për të kaluar në rrugë tjera, e po ashtu çmimi nuk do të jetë sikur për kalim në Rrugën e Kombit që fillon nga 5 euro e deri në mbi 20 euro.

Ministri Pal Lekaj, ka folur edhe për projektet e Ministrisë se Infrastrukturës, buxhetin për vitin 2019 dhe pagesën dhe penalizmin ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”.

Telegrafi,  09.01.2019