Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë, gjysma e vendit rrezikon furnizimin me energji

Persona të paidentifikuar në Fushë Krujë kanë hedhur në erë shtyllën e tensionit  të lartë 400 kV, duke lënë pa energji elektrike disa zona. Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës bëjnë me dije se vendosja e eksplozivit ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës të linjës të tensionit të lartë400kV, Tirana 2 – Podgoricë, në Fushë Krujë.

Aktualisht, Njësite speciale të OST-së janë duke ndërhyre për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të renda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin, duke rrezikuar që gjysma e vendit të mbetej pa energji elektrike.

OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet procedurale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e tyre.

Gazeta Shqip,  07.01.2018