Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH adopton planin për menaxhimin e riskut klimatik

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi se kompania publike KESH është kthyer në një operator pionier me adoptimin e planit të parë menaxhimit të riskut klimatik, një qasje strategjike që do të adresojë sfidat që paraqiten nga rritja e temperaturave dhe ndryshueshmëria hidrologjike.

“Adoptimi i planit është pjesë e termave për kredinë 218 milionë euro nga BERZH për Korporatën Elektronenergjetike Shqiptare për të mbështetur ristrukturimin e kompanisë dhe transformimin në një prodhues modern të energjisë që operon në tregun e energjisë që po liberalizohet gradualisht.

KESH operon një kaskadë me hidrocentrale në Drin me fuqi të instaluar  prej 1350 MW. Po has sfida për shkak të ndikimeve që kanë ndryshimet klimatike që do të kërkojë investime domethënëse në në afatshkurtër dhe afatmesme.

Në përgatitje për këtë plani i menaxhimit të riskut përcakton një listë me masa adoptimi strukturore dhe jo strukturore nga KESH për të zvogëluar risqet e nxitura nga klima por edhe për të kapur mundësitë që vijnë nga ndryshimet klimatike.

Me adoptimin e planit KESH do të bëhet një nga operatorët e parë në Europë që adreson risqet e ndryshimeve klimatike dhe ndryshumeshmërinë klimatik përmes një qasjeje strategjike të formalizuar.

Plani u adoptua Këshilli Mbikëqyrjes i KESH sot. U zhvillua nën një program për ndërtimin e kapaciteteve financuar nga fondi austriak Drive dhe u implementim nga firma e menaxhimit inxhinierik të projektit Pöyry sëbashku me operatorin Zviceran të hidrocentraleve KËO.

Deri më sot BERZH ka investuar 1.3 miliardë në 82 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë në Shqipëri. Forcimi i elasticitetit të ekonomisë, promovimi i integrimit dhe adresimi i sfidave globale dhe rajonale janë prioritete kyçe të BERZH” thuhet në njoftimin e BERZH.

Monitor,  21.12.2018