Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albgaz investon në Fier për magazinat dhe zyrat e reja

Kompania shtetërore e gazit “Albgaz” ka shpallur tenderin për ndërtimin e magazinave dhe rikonstruksionijnh e zyrave në Fier.  Fondi limit është 60 milion e 529 mijë lekë. Afati për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është 17 janari i vitit 2019 ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 6 muaj muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.

“Albgaz Sh.a.” është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar. Selia qendrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Tiranës, gjithashtu kompania ka një zyrë në qytetin e Fierit. Shoqëria do të funksionojë si një operator i kombinuar duke kryer veprimtarinë e operatorit të sistemit të transmetimit dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Shqipërisë.

Scan,  21.12.2018