Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dy të arrestuar për kërcënimin ndaj drejtorit të KEK

Dy persona janë arrestuar lidhur me kërcënimin që i është bërë drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçi.

“Po mund të ju konfirmoj se dy persona janë arrestuar, për momentin janë në intervistim. Pastaj i takon prokurorit të rastit të vendos për të dyshuarit”, tha për kallxo zëvendës-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

Ndërkohë gjatë ditës kanë reaguar edhe Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) lidhur me kërcënimin që i është bërë drejtorit të KEK-ut Njazi Thaçi.

KEK përmes një komunikate kanë bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë të ndërmarrin të gjitha masat e duhura dhe ta hetojnë me prioritet këtë rast.

“Bordi shpreh mbështetjen e plotë për drejtorin menaxhues Njazi Thaçi dhe ndjen keqardhje për shqetësimin që i ka ardhur nga persona të papërgjegjshëm. Nga ana tjetër Bordi i Drejtorëve të KEK-ut garanton aksionarin, Qeverinë e Kosovës dhe qytetarët se çdo konkurs dhe veprim do të mbikëqyret në detaje nga bordi”, është thënë në reagimin e tyre.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  11.12.2018