Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Paladiumi tashmë më i çmuar se ari

Çmimet e paladiumit në bursat botërore janë ‘ndezur’, duke arritur nivele rekorde për shkak të furnizimit gjithnjë e më të pamjaftueshëm të këtij metali të çmuar.

Pritet që industria e automobilave, konsumatori kryesor i këtij metali, do të ketë ndikimin më të madh në rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Paladiumi sot rrëzoi arin nga ‘froni’, duke u tregtuar në 1,251 dollarë për ons, ndërsa ari u tregtua për 1.241 dollarë për ons.

Ky metal i çmuar shënoi ngritje 49 për qind që nga mesi i gushtit, andaj gazeta amerikane “Wallstreet Journal” e cilësoi paladiumin si pasurinë më të madhe për investitorët.

Paladiumi përdoret tradicionalisht në konvertuesit katalitikë, qëllimi i të cilave është të kontrollojë emetimin e gazeve që konvertohen në ndotës më pak toksik. Gati 70 për qind e kërkesës për paladium vjen nga prodhuesit e makinave në botë, sipas të dhënave të grumbulluara nga grupi i konsulencës CPM.

Pjesa më e madhe e këtij metali të rrallë eksploatohet në minierat e Rusisë dhe Afrikës Jugore.

Në fakt, më shumë se 80 për qind e prodhimit global të paladit vjen si një nënprodukt i minierave të nikelit në Rusi dhe minierat e platinës në Afrikën e Jugut.

Telegrafi,  06.12.2018