Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Audi investon 14 miliardë euro për makinat elektrike

Audi Group, i cili është në pronësi të Volkswagen njoftoi se do të investojë 14 miliardë euro (20 miliardë dollarë) në vitin 2023 në makina elektrike, digjitalizimin dhe makinat autonome.

Gjithsej, shpenzimet totale të parashikuara të kompanisë për pesë vitet e ardhshme arrijnë në 40 miliardë euro, tha kompania në një deklaratë sipas Reuters. Ajo gjithashtu planifikon të marrë masa ristrukturimi që do të gjenerojnë 1 miliardë dollarë rritje të fitimeve që këtë vit.

Ky planifikim mbart një nënshkrim të qartë: po marrim një qasje shumë sistematike ndaj makinave elektrike dhe do të jemi shumë më të fokusuar në të ardhmen” – tha kryetari i përkohshëm i bordit të Audi, Bram Shot. “Ne vazhdimisht vendosim përparësitë në burimet tona për produktet e orientuara drejt së ardhmes dhe shërbimet që janë shumë tërheqëse dhe relevante për tregun “.

Scan,  05.12.2018