Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK: Furnizimi me energji, përgjegjësi e KEDS-it

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë reaguar duke thënë se përgjegjësi për furnizim të konsumatorëve ka 100 për qind KEDS-i.
Ata kanë thënë se privatizimi i rrjetit është bërë për të pasur rrymë 24 orë

“Kompania e Distribucionit dhe Shitjes së energjisë elektrike, KEDS/KESCO ka përgjegjësi ligjore furnizimin 100 % të qytetarëve me energji elektrike. Kjo në përputhje me kontratën e nënshkruar mes konsumatorëve dhe kompanisë. KEDS / KESCO në vend se të përmbush këtë obligimet kontraktual, që saktësisht thuhet në Nenin 33, Pika 4 si dhe Nenit 34 Pika 2.8.2 të Ligjit për Energji Elektrike, vazhdon tentimet për të manipuluar opinionin publik përmes komunikatave për media dhe dezinformatave”, sqaron KEK-ut. 

Pra, KEDS / KESCO në bazë të licencës dhe kontratave me konsumatorët, siç parashihet me ligj e ka obligim furnizimin e qytetarëve pandërprerë me energji elektrike, pavarësisht sa janë kapacitetet prodhuese vendore, pra të KEK-ut. Këtë e ka sqaruar qartë para pak ditësh edhe institucioni shtetëror që rregullon këtë treg, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Prandaj sjellja e KEDS/KESCO, duke tentuar të manipuloj opinionin publik, përveç se po shkel rregullat e tregut, po bënë edhe veprime aspak korrekte dhe jo profesionale në raport me përgjegjësitë dhe obligimet që ka edhe ndaj KEK, si kompani kontraktuale”, thekson komunikata e KEK-ut për media.
Po ashtu theksohet se KEK-u në rrethanat kur dështon ta përmbushim obligimin e prodhimit të planifikuar brenda 24/h ka për obligim që me çmime jashtëzakonisht të larta të paguaj për sasinë devijuar.

“Sasia tjetër e energjisë e nevojshme për konsum është obligim ligjor dhe përgjegjësi e KEDS / KESCO. Për të pasur rrymë 24 orë është privatizuar distribucioni. Përfundimisht qytetarët e Republikës së Kosovës nuk mund të mashtrohen me deklarata për media që lëshohen nga KEDS / KESCO duke raportuar se sa janë kapacitetet prodhuese të termocentraleve të KEK-ut”, kanë thënë zyrtarët e KEK-ut.

Telegrafi,  27.11.2018