Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rekord përqëndrimi në atmosferë i gazrave, shkaktare të efektit serrë

Përqëndrimi i gazrave në atmosferë, që po rrisin temperaturat globale, ka arritur një rekord të ri në vitin 2017.

Në buletinin e saj të përvitshëm mbi gazrat që shkaktojnë efektin serë, Organizata Botërore Meteorologjike thotë se nuk ka sinjale për një kthesë në këtë tendencë rritjeje.

Nivelet e dioksidit të karbonit arritën 405 pjesëza për një milion ppm në vitin 2017, një nivel që nuk është parë në 3-5 milionë vite. Kërkuesit madje vunë re edhe rishfaqjen e një gazi të ndaluar, të quajtur CFC 11.

Përqëndrimet dallojnë nga emetimet, pasi ato janë ajo çfarë mbetet në atmosferë, pasi disa nga gazrat absorbohen nga detet, toka dhe pemët. Që nga viti 1990, pasojat e këtyre gazrave te klima janë rritur me 41 për qind. Gjatë vitit 2017, sipas ekspertëve, rritja e përqëndrimit të dioksidit të karbonit është 146 për qind më e madhe, krahasuar me nivelet në atmosferë para revolucionit industrial.

“Hera e fundit që Toka ka përjetuar një përqëndrim të ngjashëm dioksidi karboni ka qenë 3-5 milionë vite më parë, kur temperatura ishte 2-3 gradë Celsius më e lartë dhe niveli i detit ishte 10-20 metra më i lartë sesa tani”, tha Petteri Taalas, sekretar i Përgjithshëm i OBM-së.

Sidoqoftë, niveli i përqëndrimit të dioksidit të karbonit gjatë 2017-s është rritur edhe për shkak të fenomenit “El Nino”, që arriti kulmin në 2015-2016. Ai shkaktoi thatësira në disa pjesë të botës, që në këmbim reduktuan aftësinë e pyjeve dhe bimësisë për të thithur dioksidin e karbonit, e si pasojë një përqindje e madhe mbeti në atmosferë.

Top Channel,  22.11.2018