Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, dështon raportimi për Trepçën në komision

Raportimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Bordit të “Trepça” lidhur me funksionalizimin e kësaj ndërmarrjeje në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka dështuar për mungesë të kuorumit.

Deputetët pjesëmarrës ishin vetëm kryetarja e Komisionit Sala Berisha-Shala, Liburn Aliu, Hykmete Bajrami dhe Memli Krasniqi. Ndërsa, ka munguar edhe ministri Lluka, derisa kryetari i bordit të Trepçës Ardian Syla ishte prezent.

Sala Berisha-Shala ka thënë se mungesa e ministrit Lluka është pa përgjegjësi, pasi ka tema me rëndësi për Trepçën.

“Nuk e justifikon as një angazhim tjetër. Ministri Lluka na ka thënë se është në Gjilan në punë zyrtare”, ka thënë ajo.

Telegrafi,  14.11.2018