Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Erdogan: Kush vjedh gaz nga deti i Qipros do e paguajë si terroristët

Kanë kaluar vetëm 4 ditë nga koha kur Turqia vendosi të dërgojë një anije të vetën në Mesdheun lindor, për të nisur aty shpimet me shpresën se do të gjejë naftë dhe gaz natyror. Lëvizja erdhi pas dy javëve të tensionuara në marrëdhëniet Turqi-Greqi mbi juridiksionin për eksplorimin e hidrokarbureve në zonë.

Anija turke “Fatih” nisi shpimin në bulevardin Alanya-1, 100 kilometra larg provincës jugore Turke të Antalisë, tha të martën ministri turk i energjisë. “Ne nuk i kemi vënë syrin burimeve të të tjerëve, çështja jonë e vetme është t’i prezantojmë popullit pasuritë brenda territorit tonë”, theksoi ministri kur prezantoi këtë lëvizje gjeopolitike dhe ekonomike.

Ndërkohë të hënën, Ankaraja ka ngritur tonet, duke i dërguar indirekt një mesazh Greqisë, teksa thekson se “nuk do të lejohet asnjë “bandit detar” që të lundrojë pa pagesë dhe të kapë rezervat e diskutueshme të gazit natyror jashtë Qipros”.

Ka qenë vetë Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan që ka bërë deklaratën e fortë, teksa njoftoi edhe gatishmërinë e një luftanije të re për të ndërhyrë ushtarakisht, nëse lind nevoja.

“Ne nuk do të pranojmë përpjekjet për të na ‘vjedhur’ burimet natyrore në Mesdheun Lindor, me përjashtim të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC)”, tha Erdogan, sipas Daily Sabah.

Ndërsa pretendon se Turqia nuk ka ambicie për të aneksuar asnjë “territor”, Ankaraja premton të mbrojë “të drejtat e vendit dhe vëllezërve tanë”.

“Ata që mendonin se mund të ndërmerrnin hapa në Mesdheun Lindor dhe Egje, kanë filluar të kuptojnë madhësinë e gabimit të tyre. Ne nuk do të lejojmë që banditët në det të lëvizin pa pagesë, pasi do t’i bëjmë të paguajnë ashtu siç bëmë me terroristët në Siri”, theksoi Erdogan.

Eksplorimi i burimeve të hidrokarbureve në brigjet e Republikës së Qipros është bërë një çështje e ndjeshme për bashkësinë ndërkombëtare, qysh kur zbulimet e para të depozitave të gazit janë bërë jashtë bregdetit në vitin 2011. Teksa Republika e Qipros i përket komunitetit të BE dhe është njohur nga OKB, TRNC, pjesa veriore e ishullit , është zënë nga Turqia që nga viti 1974. Si rezultat, Ankaraja vazhdon të pretendojë juridiksionin për hulumtime në det të hapur në Mesdheun Lindor, një zonë që mendohet të jetë e pasur me burime natyrore.

Rajoni ka dëshmuar kohët e fundit një përshkallëzim në tensione, pasi marina turke kapi një fregatë greke që u përpoq të ndërhynte në një eksplorim të detit turk në 18 tetor. Incidenti shkaktoi një grindje diplomatike me Greqinë, e cila tradicionalisht mbështet qeverinë etnike greke në Republikën e Qipros.

E teksa Greqia mohoi ndërhyrjen me anije kërkimore, Ankaraja ka paralajmëruar fqinjët e saj dhe “armikun” e vjetër që të mos shkaktojë probleme në rajon.

Për të zbutur tensionet, presidenti i Qipros Nicos Anastasiades i ka ofruar Turqisë të premten të bashkëpunojë për shfrytëzimin e pasurisë potenciale të naftës dhe gazit të Mesdheut Lindor, duke theksuar se kombet-ishuj të ndarë etnikisht duhet të ribashkohen.

“Ne do të vazhdojmë me qëllimin tonë për ushtrimin e të drejtave sovrane të Republikës së Qipros, si shtet i pavarur shtetëror i Bashkimit Evropian, duke vazhduar pa ndërprerje me planifikimin e energjisë tonë për të mirën e të gjithë banorëve legjitim të vendit, grekëve qipriotë dhe turqve qipriotë”, vuri në dukje presidenti.

Të gjitha përpjekjet e mëparshme ndërkombëtare për të bashkuar ishullin kanë dështuar. Për të shmangur tensione dhe armiqësi të tjera ndërkomunale, Kombet e Bashkuara vazhdojnë të mbajnë një zonë tampon atje.

Ndërkohë ExxonMobil dhe Qatar Petroleum me bazë në SHBA tashmë janë licencuar nga qeveria qipriote për të ndërmarrë eksplorimin e detit në bllokun 10. Muajin e kaluar, Nikosia ftoi gjithashtu ENI dhe ExxonMobil të Italisë për të shqyrtuar Bllokun 7. ExxonMobil e Stena IceMax do të mbërrijë në Qipro më 12 nëntor.

Gazeta Shqip,  06.11.2018