Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Volkswagen tejkalon sfidat e rregullave të reja për ndotjen

Prodhuesi gjerman i makinave, Volkswagen, theu projeksionet për fitimin në tremujorin e tretë, duke përballuar rënien e shitjeve, shpenzimet më të larta dhe rregullat e reja të ndotjes që kanë “gërryer” të ardhurat e rivalëve si Daimler dhe BMW. Prodhuesit e makinave në të gjithë botën po hasin vështirësi për të shtuar investimet në makinat elektrike, ndërkohë që po përballen me shpenzime të mëdha në riorganizimin e makinave tradicionale,  që kërkojnë standarde më të ashpra.

Për të përballuar kostot, Volkswagen deklaroi gjithashtu se është e hapur ndaj aleancave në fushat e baterive , përfshirë me rivalë si Waymo. Fitimet operuese për tremujorin e tretë arritën në 3.51 miliardë euro, në rënie me 18.6%, por sipër 3.21 miliardë që prisnin analistët. Aksionet e VW u rritën me 4%, ndërkohë që reduktimi i kostove kompensoi për rënien e shitjeve. Rënia e shitjeve te Audi dhe marka bazë Volkswagen,  që erdhën prej problemeve në adaptimin me rregullat e ndotjes, u kompensuan nga të ardhurat më të mëdha të Porsche.

VW ka pasur vështirësi që të përshtatet me procedurat e reja të testimit (WLTP) që hynë në fuqi në muajin Shtator, gjë që solli një rënie të dërgesave me 3.6% në tremujorin e tretë, pasi mbetën të padisponuara për shitje. Kompania ka qenë në qendër të skandalit të industrisë që kur pranoi mashtrimin në provat e makinave me naftë 3 vite më parë. Skandali i ka kushtuar liderit gjerman më shumë se 27 miliardë euro dhe ka sjellë ndryshimin e rregullave për të gjithë industrinë.

Scan,  31.10.2018