Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Itali konfirmon TAP, Conte: Projekti do të bëhet

Gazsjellësi Transadriatik do të bëhet, deklaroi më në fund kryeministri italian Giuseppe Conte.

Ky vendim i papritur është pritur me pakënaqësi të shumta nga radhët e “Lëvizjes 5 Yjet”. Kjo parti premtoi që do të anulonte projektin e gazsjellësit trans-adriatik me të ardhur në pushtet. Madje, premtimi ishte që anulimi do të vinte që në dy javët e para të ardhjes në pushtet. Tashmë, kthesa 360 gradë pritet të përkthehet në krisje të mëdha të brendshme, si brenda koalicionit qeverisës ashtu edhe brenda “5 Yjeve”.

Liga e veriut ishte faktori brenda qeverisë, pro gazsjellësit. Janë të shumtë ata nga radhët e “5 yjeve” që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Ndërtimi i gazsjellësit Transadriatik e sidomos pjesa italiane e gazsjellësit shihet me një rëndësi të veçantë përtej Italisë, sidomos nga Brukseli, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e shohin si projektin më të rëndësishëm strategjik për të ulur varësinë e Europës nga gazi rus.

Do të jetë pikërisht Italia që do të shpërndajë pjesën më të madhe të gazit azer nëpër Europë, pasi të ketë kaluar mes përmes Shqipërisë.

Scan,  27.10.2018