Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhimi i energjisë, revolucioni i privatëve

Përfundimi i burimeve të reja hidroenergjetike dhe vënia në punë e tyre ka ndikuar vit pas viti peshën që zë prodhimi nga ky grup në totalin e energjisë së prodhuar në vend. Në 8 muajt e këtij viti privatët prodhuan sa 48 për qind e energjisë së hedhur në  rrjet nga ana e Korporatës Elektroenergjitë Shqiptare e cila prodhoi më shumë se 4.77 milionë megavat/orë energji. Në totalin e prodhimit privatët zunë 32 për qind të prodhimit.

Enti Rregullator publikoi së fundmi bilancin e energjisë për 8 muajt të këtij viti dhe shifrat tregojnë për një vit të mbarë në aspektin e prodhimit mbështetur kjo nga situata e mirë hidrike. Totali i energjisë së prodhuar në vend rezulton mbi 7 milionë Mwh energji.

Të njëjtat të dhëna tregojnë se konsumi ishte 5.12 milionë mwh duke bërë që të kemi një bilanc pozitiv prej 1.94 milionë mwh energji.

Por cilët janë prodhuesit më të mëdhenj të energjisë sipas shifrave. Nuk është surprizë që si prodhuesi i parë më i madh privat rezultojnë hidrocentralet Ulëz-Shkopet dhe Bistrica 1 dhe 2 të cilat pak vite më parë u privatizuan nga qeveria e djathtë tek kompania Kurum International.

Prodhimi i këtyre HEC-ve arriti në total 309,757 mwh energji. I dyti në radhë për prodhimin nga janari në gusht është hidrocnetrali i Banjës një investim i Statkraft me një total prej 250,293 mwh energji. Hidrocentrali i Ashtës regjistroi një prodhim prej mbi 236 mijë mwh energji dhe më pas HEC Fangu me 216 mijë mwh energji.

Hidrocentrali Peshqesh prodhoi mbi 81 mijë mwh energji duke u pasuar nga hidrocentrali që pak vite më parë u privatizua nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë për nevojat e tij Hec Lanabregas me një prodhim rreth 24 mijë mwh.

Shifrat e Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se hidrocentralet private  si rezultat i kontratave konceisonare, të lidhura në rrjetin e shpërndarjes prodhuan më shumë se 602 mijë mwh energji kurse ata të lidhur në rrjetin e transmetimit prodhuan 568 mijë mwh.

Viti 2018 ka rezultuar krejt i kundërt me 2017-ën përgjatë të cilit në vështirësi prodhimi u vu edhe KESH përmes kaskadës së Drinit ndërkohë që prodhuesit me përparësi të energjisë raportuan sasi minimale. Kjo bëri që vendi të fokusohej tek importet që për të mbuluar konsumin në vend morën mbi 100 milionë euro.

Monitor,  23.10.2018