Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP nis sot punimet për seksionin detar në Shqipëri

Do të nisin sot punimet në Seman të Fierit për ndërtimin në seksionin detar të Gazsjellësit Trans Adriatik, me gjatësi 105 km. Ky seksion do të lidhë segmentin shqiptar të gazsjellësit me atë italian.

Tubat do të shtrihen në shtratin e Adriatikut, ku pika më e thellë e tubacionit do të jetë më shumë se 810 metra nën sipërfaqen e detit. Afërsisht 10 anije do të merren me ndërtimin e seksionit detar, dy anije do përdoren për shtrimin e tubacionit dhe anije të veçanta për drenazhimin, furnizim me tuba dhe punime të tjera.

Për shtrirjen e tubave në ujëra të thella do të përdoret një anije shtrimi gjysmë e zhytur në ujë. Do të përdoren rreth 9 mijë tuba, me peshë të përafërt 100 mijë ton. Për ndërtimin dhe mbrojtjen e tubacionit, TAP po përdor standardet më të larta të industrisë.  ​

I pranishëm në inaugurimin e nisjen së punimeve do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, si edhe drejtues të TAP.

Scan,  19.10.2018