Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rrjedha Turke, furnizimet nisin në 2020

Ministri rus i Energjetikës Aleksandr Novak njoftoi se dorëzimi i gazit përmes dy tubacioneve të Rrjedhës Turke mund të fillojë nga 1 janari i vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Novak në një intervistë për televizionin “Rossiya24″ tha se ndërtimi i gazsjellësit Rrjedha Turke po avancon në pajtim me planin duke thënë se dërgesa e gazit në kapacitetin e plotë prej 31.5 miliardë metra kub mund të fillojë nga viti 2020.

Rrjedhën Turke e përbëjnë dy tubacione përmes të cilave gazi rus do të dorëzohet në Turqi, ndërsa prej saj edhe në Evropë. Të dy tubacionet kanë kapacitet prej 15.75 miliardë metra kub.

Novak po ashtu tha se ekzistojnë dy opsione kur është në pyetje tubacioni i gazsjellësit nga Turqia drejt Evropës.

“Zgjidhja e parë është që gazsjellësi të shkojë përmes Greqisë drejt Italisë ndërsa tjetra përmes Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë drejt Austrisë”, tha Novak.

Duke theksuar se edhe më tej zhvillojnë negociaa për itinerarin e këtyre tubacioneve, Novak tha se është arritur pajtueshmëri me vendet kur është në pyetje harta e këtyre rrugëve.

“Prioriteti ynë është itinerari tjetër që shkon nga Bullgaria drejt Austrisë”, tha ministri rus.

Monitor,  18.10.208