Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kanadezët interesohen për minierën e kobaltit në Elbasan

Kompania kanadaze European Electric Metals ka deklaruar se ka hyrë në marrëveshje për të blerë 100% të kapitalit të kompanisë shqiptare Gerold, e cila ka në zotërim minierën e hekur-nikelit në Elbasan.

“Sipas kushteve të marrëveshjes, European Electric Metals do të blejë 100% të kuotave të kompanisë Gerlod me një vlerë prej 5.4 milionë euro (6.3 milionë dollarë) gjatë tre viteve,”- cilësohet në deklaratën për shtyp të dhënë nga kompania me bazë në Kanada.

Ekipi gjeologjik i kompanisë kanadeze beson se miniera ka potencial të lartë për kobalt të klasës së lartë në këtë mjedis gjeologjik, gjë të cilën e ka vërtetuar dhe nëpërmjet analizave të kampionëve që ka marrë nga zona.

Kompania Gerold më parë drejtoi minierën në Skroska, me një kapacitet ditor prej 200 tonësh, me licence operimi 20 vjeçare, e cila është lëshuar që në 2008. Gerold kreu operacione në Skorska nga 2008 deri në 2013 duke përdorur metodën e hapur. Operacionet fillimisht u fokusuan në prodhimin e nikelit dhe miniera në 2013-n u vendos në mirëmbajtje për shkak të çmimeve të ulëta të nikelit.

Kompania European Electric Metals ka gjithashtu një licencë 25 vjeçare shfrytëzimi miniere nga Ministria e Energjisë për të operuar në minierën e bakrit  në Rehovë, e cila është 155 km në juglindje të Tiranës.

European Electric Metals është një kompani kanadaze e listuar me projekte në Europë. Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim është aksioneri kryesor i kompanisë dhe zotëron 27.56% të aksioneve.

Kompania ka si qëllim që të bëhet burimi kryesor i metaleve si bakri, nikeli dhe kobalt dhe kompania kërkon që ta bëjë këtë brenda juridiksioneve të sigurta, të qëndrueshme dhe logjistike evropiane.

Kompania ndryshoi emrin e saj në European Electric Metals Inc. nga Tirex Resources Ltd në janar për të pasqyruar fokusin e saj në metalet brenda një mjedisi europian.

SEE News,  15.10.2018