Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, USAID mbyll grupin e praktikës energjitike

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) shënon përmbylljen e grupit të 4-të të praktikantëve të energjetikës në kuadër të tri institucioneve energjetike të Kosovës.

Në dritën e nevojave aktuale dhe atyre të ardhshme të sektorit energjetik në Kosovë për personel të kualifikuar dhe të aftësuar, aktiviteti i USAID-it REPOWER-Kosovo në partneritet me Universitetin e Prishtinës dhe Institutin e Teknologjisë të Roçesterit si dhe me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), ka zhvilluar dhe koordinuar një program me pagesë të praktikës profesionale të nivelit Master për të vendosur studentët në cilësinë e Ekspertëve të Rinj të Energjetikës në tri institucione përfituese të projektit.

Studentët që vijojnë programe Master të cilat janë relevante për fushën e energjetikës  janë përzgjedhur përmes një procesi transparent dhe konkurrues për angazhim në institucione relevante të energjetikës për një periudhë 6-mujore.

Pjesmarrësit e grupit të 5-të tashmë kanë filluar praktikën e tyre profesionale në institucionet përkatëse.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  11.10.2018