Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, projekti mund të përfundojë edhe më herët

Të dhënat zyrtare nga projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik tregojnë se ndërtimi i kësaj vepre madhore po ecën sipas planifikimit, e pse jo të përfundojë edhe përpara afatit përfundimtar. Interesit të `Scan` për më shumë detaje në lidhje me ecurinë e projektit, konsorciumi i është përgjigjur duke theksuar se, në territorin shqiptar janë mbyllur 80% e punimeve, që nga kufiri me Greqinë e deri në detin Adriatik, ku do të ndërtohet edhe segmenti nën-ujor, pjesëza e fundit e gazsjellësit 878 kilometra të gjatë.

`Tap` konfirmon kështu se, gjurma e gazsjellësit në vendin tonë është pastruar në masën 100% ndërkohë që shtrimi i tubacioneve dhe saldimi i tyre ka përfunduar në mbi 90%. Stacioni i Fierit dhe ai i Ballshit duket se do të jenë faza finale e projektit në vendin tonë.

Paçka se gazsjellësi përkthehet në përfitime të mëdha të ekonomisë shqiptare nëpërmjet gazifikimit të vendit, në terma afat-shkurtër, përfundimi i këtyre punimeve përkthehet në largim të investimit kryesor të huaj në vendin tonë.

Scan,  04.10.2018