Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjermania, masa të reja sekrete për ndalimin e makinave me naftë

Qeveria gjermane mbështeti planet për reduktimin e ndotjes nga automjetet me naftë, ndërkohë që lehtësoi barrën e konsumatorëve të shqetësuar për kostot që mund të përballen.  Kjo çështje është komplikuar politikisht në një vend ‘të dashuruar’ me makinat e tij dhe ku ato me naftë janë të favorizuara nga komuniteti dhe bizneset e vogla për efikasitetin e tyre dhe shpenzimet më të ulta të karburantit.

Në të njëjtën kohë, qeveria nuk dëshiron të dëmtojë industrinë e automobilave të vendit, duke përfshirë prodhuesit Volkswagen, Mercedez dhe BMW.

Shumë qytete në Gjermani u detyruan të ndalojnë makinat e vjetra me naftë bazuar në rregullat e Bashkimit Europian mbi nivelet e oksidit të azotit.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, masat e reja që u vendosën gjatë takimit të anëtarëve të qeverisë së koalicionit të kancelares, Angela Merkel, i cili zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së martës pritet të publikohen gjatë ditës së sotme.

Plani i hartuar parashikon që prodhuesit e automjeteve të bëjnë oferta ‘bujare’ për zëvendësimin e makinave të vjetra me naftë me të reja, ose me automjete të përdorura. Ndërsa, pritet që të arrijnë një dakordësi me propozimin e qeverisë me qëllim ndalimin e qarkullimit të makinave diesel.

Ndërkohë, VW, Daimler dhe BMW thanë për DPA se ishin në pritje të shpalljes së masave të reja, para se të bënin një deklaratë mbi marrëveshjen.

Scan  03.10.2018