Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Musk do qëndrojë CEO, arrin marrëveshje me rregullatorët

Gjiganti i makinave elektrike, Tesla, u rrit ndjeshëm në tregtinë përpara hapjes së sesionit, ndërkohë që Elon Musk arriti në një marrëveshje me rregullatorët për komentet e tij në Twitter. Në marrëveshjen me Komisionin e Bursave dhe Letrave me Vlerë, Musk dhe kompania do të paguajnë nga 20 milionë dollarë gjobë dhe Musk do të  largohet nga posti i kryetarit të bordit për të paktën 3 vite. Megjithatë, Elon Musk do të qëndrojë kreu ekzekutiv i kompanisë. Tesla u rrit me 16% në 306.5 dollarë për aksion, duke u rimëkëmbur nga rënia me 14% e ditës së Premte.

Vlera në treg ra pas lajmërimit të Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë për veprimin ligjor kundër komenteve në Twitter, ku Musk tha se ka siguruar financim për të kthyer kompaninë në private për 420 dollarë për aksion.  Tashmë, investitorët kërkojnë të shohin nëse Tesla ka arritur objektivat e prodhimit deri në fund të tremujorit të tretë. Pavarësisht rënies së aksionit nga niveli i lartë të vitit të kaluar, Tesla vlerësohet ende në 45,2 miliardë dollarë.

Aksionerët presin tashmë që kompania të rikthehet në fitime prej modelit të ri sedan, me çmim më të ulët.  Megjithatë, spekulatorët e kanë shënjestruar kompaninë, duke thënë se duhet të rrisë financimin me miliarda dollarë dhe se kontrollohet nga një ekzekutiv i hallakatur.

Scan,  01.10.2018