Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Blerja e energjisë nga bizneset, ERE liçenson kompanitë

3 kompanitë e krijuara nga ndarja e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të jenë efektive nga data 1 janar 2019. Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar së fundmi Furnizuesin e Tregut të Lirë, që është operatori që do të kryejë furnizimin e konsumatorëve që janë pjesë e tregut të parregulluar e ku aktualisht bëjnë pjesë bizneset e lidhur në tensionin 35 KV. Këto biznese do të kenë çmim të luhatshëm të energjisë, në bazë vendimeve të ERE-s pra jo si abonentët e tjerë të cilët kanë çmim fiks të përcaktuar nga Enti Regullator.

Ndërkohë që, të gjithë abonentët e tjerë do të furnizohen me energji nga kompania tjetër e krijuar që është Furnizuesi i Shërbimit Universal.  Kompania e tretë e krijuar është Operatori i Shpërndarjes që ka për detyrë, zhvillimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të të gjitha nivel. Ndarja e OSHEE-së është një detyrim ligjor, që ka për qëllim menaxhimin më efiçent dhe shërbimin më cilësor ndaj klientëve. Ndërkohë që, ky proces kryhet edhe në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë, që nënkupton faktin që subjektet të mos jenë të lidhur detyrimisht me operatorin e Shpërndarjes së Enmergjisë Elektrike, por të kenë mundësi të marrin nga tregu çmimin dhe sasinë e energjisë që ata zgjedhin, duke patur konkurrencë të lirë.

Ky proces duhej të ishte përmbyllur në vitin 2017, por ai u shty me 2 vjet. Kjo në një kohë kur edhe vetë OSHEE raportonte një interes të vakët të këtyre kompanive për të gjetur një furnizues alternativ. Ligji “Për sektorin e energjisë elektrike” i miratuar në vitin 2015 vendoste 31 dhjetorin si afatin përfundimtar për këtë proces.

Më konkretisht ligji parashikonte që klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV ishin të detyruar të dilnin në tregun e liberalizuar jo më vonë se data 30 qershor 2016, klientët e lidhur në tension 20 kV, jo më vonë se data 31 dhjetor 2016, ndërsa klientët e lidhur në nivelin e tensionit 10 kV dhe 0,6 kV, jo më vonë se data 31 dhjetor 2017. Ndërkohë që, pas ndryshimeve ligjore të ndërmarra në shkurt të këtij viti, i gjithë procesi u shty me 2 vjet.

Scan,  02.10.2018