Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investitorët gjermanë interesohen për energjinë dhe minierat në Kosovë

Në një takim me delegacion të investitorëve gjermanë, zv.kryeministri  Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, i njoftoi për procedurat e aplikimit për t’u kualifikuar si investitor strategjik dhe për punën që MDIS-i është duke bërë në krijimin e kushteve për ta.

Delegacioni i investitorëve gjermanë, që përbëhej nga Daniel Dauber, Urve Dietz, Frank Wisel, Gabriele Bitter dhe Ismail Yilmaz, shprehu interesim për sektorët e minierave dhe të energjisë së ripërtërishme, duke dëshiruar të ndjekin edhe shembullin e znj. Bitter, e cila tashmë ka bërë një investim në kompani për prodhimin e ngjyrave.

Zv.kryeministri Gashi e vlerësoi lart rolin  dhe interesimin e kompanive gjermane, ndërsa këta të fundit, duke falënderuar ministrin për pritjen, shprehën gatishmëri për t’i zgjeruar investimet e tyre në Kosovë edhe në sektorët e tjerë, duke u kualifikuar kështu si investitorë strategjikë.

Në fund, delegacioni gjerman vlerësoi procesin e investimeve strategjike si një formë më e lehtë dhe atraktive për investitorë seriozë.

Ky delegacion e vizitoi Kosovën me iniciativë të z. Bekim Brestovci, drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  01.10.2018