Era dëmton shtyllat e tensionit në Gramsh
10 fshatra në dy qendra administrative të Gramshit vuajnë mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimet në linjat e tensionit të lartë nga era e fortë.
Aktualisht në terren janë punonjës të OSHEE, të cilët po punojnë për rikthimin e energjisë.
Banorët e këtyre zonave vuajnë mungesën e energjisë prej më shumë se 24orë dhe kjo gjë ka shkaktuar probleme për bizneset, familjet e të tjerët.
Gazeta Shqip, 27.09.2018